Fotogaleria e publikuar më poshtë shfaqin qytetin “fantazmë” Fukushima, që shtatë vite më parë u braktis pas një katastrofe bërthamore që helmoi tokën pas rrjedhjes bërthamore nga reaktorët që ishin afër këtij qyteti.
Në fotografi shihen kazinotë, ndërtesat e dyqanet e braktisura e në veçanti veturat e parkuara, nga të cilat njerëzit kanë ikur me vrap për t’i shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.
Një tërmet që goditi Japoninë në vitin 2011, kishte shkaktuar një cunami të madh që goditi tre reaktorët bërthamorë. Si pasojë e kësaj lëkundje të tokës dhe rrjedhjes bërthamore, rreth 100 mijë banorë të kësaj zone u larguan duke mos marrë me vete as edhe gjënë më të vogël.
Dikur konsiderohej si një nga qytetet me infrastrukturën më moderne dhe objektet që të lënë pa frymë, megjithatë që nga kjo katastrofë banorët edhe sot e kësaj dite hezitojnë të rikthehen, edhe pse zyrtarët shtetëror kanë njoftuar se nuk ekziston kurrfarë rreziku. /Telegrafi/