Shqipëria dje (e shtunë), ishte goditur nga një tërmet i fortë.
Epiqendra ishte në detin Adriatik, gjersa lëkundje më të fuqishme kishte në qytetin e Durrësit dhe Tiranë, duke lënë të lënduar disa njerëz e po ashtu duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Lëkundje të forta tërmeti gjithashtu janë ndjerë në kryeqytet në mesnatë por edhe në orët e para të mëngjesit, gjë që i detyroi njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre.
Me këtë rast, reperi nga Presheva, Gold AG pati një lutje dhe tha se po qëndron me Shqipërinë në këto momente të vështira.
“Shqipëri jam me ty si në fat si në fatkeqësi. Zot i plotfuqishëm ti je krijues i qiejve dhe tokës, të lutemi me zemër na lehtëso këtë sprovë dhe na fal se ti je falës e mëshirplotë”, ka shkruar krahas postimit në Instagram Ariani.
Nga ana tjetër, Arian Agushi edhe këtë vit publikoi një sërë projektesh të suksesshme, të cilat u mirëpritën nga publiku. /Telegrafi/