Një tërmet i fortë me magnitudë 5 shkallë të rihterit goditi mbrëmjen e kaluar Shqipërinë, duke rikthyer panikun te qytetarët, të cilët kanë mbushur menjëherë rrugët.
Mes videove të shumta të publikuara në rrjetet sociale, është edhe një moment i pazakontë, ku një burrë duket se ka kapërcyer çdo limit në përpjekje për të dalë jashtë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy personat po shikonin në frigoriferin e një supermarketi dhe sapo ndodh tërmeti, burri hedh në tokë gruan dhe largohet.
Pamjet, sa dramatike, aq edhe komike, janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një supermarketi dhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Disa thonë se pamjet janë filmuar në Tiranë dhe të tjerë në Durrës.
Pas tërmetit, një burrë në Durrës hedh gruan në tokë dhe largohet me shpejtësi on Vidnews.