Site icon Telegrafi

Pas tërmeteve në Shqipëri, Rama mbledh me urgjencë qeverinë

Pas lëkundjeve të forta të tërmetit që goditi Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë rrett mesnatës.

Një gjë e tillë konfirmohet nga burime pranë ekzekutivit.

Lexo po ashtu Edhe dy tërmete godasin Shqipërinë

“Mbledhja do të zhvillohet në mesnatë, sapo kryeministri të mbërrijë në Tiranë” – saktësuan burimet, shkruajnë mediet në Shqipëri.

Lexo po ashtu Tërmetet në Shqipëri, shkon në 68 numri i të lënduarve

Kujtojmë që më herët kreu i qeverisë anuloi vizitën në SHBA ku do të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, menjëherë pasi vendi u godit nga tërmeti 5.8 ballë.

Exit mobile version