Site icon Telegrafi

Pas tërheqjes nga gara, Biden mbështet Kamala Harris si kandidate të demokratëve për presidente të SHBA-së

Joe Biden ka mbështetur zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris për të zënë vendin e tij si kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.

Në një deklaratë të shpërndarë në X, ai tha: “Sot dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit”.

“Demokratët – është koha që të mblidhemi dhe të mundim (Donald) Trumpin. Le ta bëjmë këtë”.

Kërkesa e tij vjen pasi ai njoftoi se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.

Lexo po ashtu Biden tërhiqet nga gara për president

Vendimi i tij pasoi javë të tëra presioni intensiv nga kolegët demokratë pas një debati ndaj republikanit Donald Trump në fund të qershorit.

Ai tha në deklaratën e tij se do t’i drejtohet kombit për këtë çështje javën e ardhshme.

Ndryshe, para njoftimit të tij, 37 demokratë të Capitol Hill i kishin bërë thirrje presidentit të largohej. /Telegrafi/

Exit mobile version