Telegrafi

Pas të parit, vjen edhe i dyti ortek në Turqi – numri i viktimave arrin në 33

Një ortek i dytë ka goditur Turqinë lindore sot, duke marrë jetën e 33 personave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personat e fundit që ndërruan jetë ishin nga ekipi i punëtorëve të shpëtimit, të cilët u mobilizuan për t’ju dalë në ndihmë personave të ngujuar nga dëbora – si pasojë e ortekut të parë.

Zyrtarët thanë se 26 punonjës të urgjencës u vranë, ndërsa 53 u plagosën dhe të tjerët ende janë “varrosur” nën borë.

https://telegrafi.com/orteku-ne-turqi-vrau-21-njerez-dhe-operacioni-per-ti-shpetuar-te-tjeret-po-vazhdon/

Numrin e përgjithshëm të vdekjeve e ka bërë të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Rreth 300 punonjës të shërbimit të urgjencës, u thirrën për ndihmë në një autostradë afër qytetit të rrethuar me malin Bahcesaray në provincën Van, i cili kufizohet me Iranin.

Agjencia e Turqisë për Menaxhimin e Urgjencave dhe Fatkeqësive (AFAD), janë deklaruar se 26 trupa u gjetën nga masa e borës, ndërsa kryetari i komunës së Van, Mehmet Emin Bilmez, ka bërë të ditur se tetë oficerë të policisë ushtarake, tre roje të fshatit të paguar nga qeveria, tre zjarrfikës dhe nëntë vullnetarë ishin midis të vdekurve. /Telegrafi/