Bukuroshja e njohur, Arta Nitaj, këto ditë është shndërruar në personazhin më të përfolur mediatik.
Aderimi i saj në PDK dhe prezenca në emisionin “Debat +”, ku diskutohet për çështjet politike në vend, ka bërë që modelja me prejardhje nga Peja të marrë vëmendje gjithandej në rrjetet sociale.
Duke u kritikuar për faktin se nuk është e duhura për të shprehur mendime lidhur rreth situatës aktuale parazgjedhore, Arta u përball me kritika të shumta nga komentuesit e mediave sociale.
Mirëpo të gjitha këtyre reagime, ajo i është përgjigjur me një kundër-reagim, duke treguar se arsyeja e vërtetë se pse ishte e ftuar në emision dhe pse ka aderuar në PDK, nuk ka qenë për të treguar vizionin e partisë, por për të qenë përkrahëse e rinisë së kësaj partie.
“Për krejt ata që s’kanë pritë të më shohin edhe në politikë, kërkoj falje që ja u kam prishur rehatinë po gjithsesi po më vjen mirë që jeni aktivizuar pak, pasi s’keni çfarë të bëni krejt ditën, bile merreni me këtë çështje…Edhe njëherë për juve që s’keni mundur ta kapni, nuk synoj poste politike, as s’jam deklaruar që di për politikë as për historinë e kaluar të partisë. Jam anëtarësuar të kontribuoj bashkë me rininë e mrekullueshme të vendit tim. Për me fol për të arriturat e vizionet e partisë ka njerëz adekuatë që punojnë pa ndalë me vite për këtë vend…Uroni fat e sukses të rinjve se nuk jemi duke ua marrë bukën e gojës”, ka shkruar Arta Nitaj në InstaStory.
Kujtojmë që Arta mori vëmendje para dy viteve, ku fillimisht u shfaq si modele në klipet e disa këngëtarëve vendorë, më pas debutoi si aktore në “O Sa Mirë”, e ndërsa viteve të fundit është marrë edhe me televizion. /Telegrafi/