Serbët kanë vendosur që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për katër komunat veriore të Kosovës.
Kështu vendosën pas një takimi mes përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
E gjithë kjo, siç u njoftua pas takimit, pasi që nuk dëshirojnë që shqiptarët me 0.1 ose një për qind të banorëve të marrin kontrollin e katër komunave veriore.
I pari i shtetit të Serbisë, Vuçiq ka pohuar gjatë ditëve të kaluara se do të preferonte që përfaqësuesit e Listës Serbe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovës.
Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për këto komuna pas kryetarët e tyre dhanë dorëheqje të parevokueshme.
Ndryshe, zgjedhjet komunale për komunat veriore do të mbahen më 17 maj. /Telegrafi/