Telegrafi

Pas takimit të OPEK rizgjohen çmimet e naftës

Çmimi për një fuçi nafte në bursen e SHBA-ve u rrit me 2,55 dollarë duke shkuar në 43,36 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës u rrit me 2,51 dollarë duke shkuar në 42,25 dollarë për fuçi.

Në muajin korrik çmimi për 1 fuçi nafte arriti një nivel rekord duke kapur shifrën 147 dollarë për fuçi.

Por gjatë muajve në vazhdim çmimet filluan të bien duke kapur vlerat me të ulta të këtyre 4 viteve të fundit, gjë që erdhi si pasojë e rënies së kërkesës nga shumë vende që po shkonin drejt recesionit.

Pas uljes së prodhimit të naftës me 1,5 milionë fuçi në ditë, drejtuesit dhe vendet anëtare të OPEK do të mblidhen në Algjeri në datën 17 dhjetor ku do të marrim një vendim për reduktimin e furnizimit të tregut me këtë produkt, vendim që synon të sjellë rritje të çmimeve. Presidenti i OPEK foli të shtunën rreth reduktimit të prodhimit, pa dhënë shifra konkrete por tha se sipas analistëve reduktimi duhet të bëhet në masën 2 milionë fuçi në ditë.