Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim kyç me kryetarët e degëve të partisë.
Siç njofton Abdixhiku në takim janë diskutuar çështje të rëndësishme që përfshijnë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
Po ashtu u diskutuan strategjitë për listat zgjedhore dhe u caktuan detyrat për komisionerët dhe vëzhguesit e Lidhjes Demokratike, të cilët do të luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e një lidhjeje të ngushtë dhe të vazhdueshme me qytetarët, duke përdorur takimet si platformën kryesore të komunikimit politik.
“Të 170 takimet e fundit, që u zhvilluan brenda një periudhe prej vetëm 50 ditësh, kanë qenë jo vetëm frymëzuese por edhe një shenjë e fortë e konsolidimit të vullnetit të së djathtës në Kosovë,” deklaroi Abdixhiku.
“Do të vazhdojmë të jemi prezent në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po tregon shenja të qarta të ringritjes.”