Telegrafi

Pas takimit në Vjenë, Nikolla Dimitrov do të udhëtojë në Athinë

Televizionet greke “Sky” dhe “Antena” publikuan se shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në bisedë me gazetarët grekë ka thënë se pas takimeve në Vjenë ndoshta do ta vizitojë Athinën dhe ka shprehur dëshirë se dëshiron të njihet me Panos Kammenosin.

Siç njofton AIM, gazetarët, të cilët së bashku me delegacionin grek mbërritën në Shkup, komentojnë se vizita e Kotziasit ka kaluar në një klimë të mirë dhe miqësore dhe se ekziston kimi midis dy ministrave dhe vullnet për zgjidhje, por se dallimet mbesin të pandryshuara, ndërsa kanë të bëjnë në Kushtetutën dhe formulimin e emrit.

Gazeta “Ta nea” komenton se nëse dikush dëshiron të nxjerrë konkluzion nga vizita historike e Kotziasit, “do të thonte se të dyja palët janë mjaft larg që të arrijnë marrëveshje”. Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, në tekstin me titull “Kotzias: Bëhë hapa përpara”, shkruan se edhe nga të dyja palët ka vullnet për zgjidhje “që do t’i hapë dyert e ardhmërisë”. Në vullnetin për zgjidhje, theksin e vendos edhe gazetarja nga botimi grek i „Euronews“.

Mediat greke, në raportet nga Shkupi i transmetuan deklaratat e dy shefave të diplomacive, por komentojnë se nëse edhe sa të dyja palët mund të arrijnë deri në marrëveshje dhe zgjidhje të problemit, me siguri do të dihet pas takimit në Vjenë të premten e ardhshme. “Euronews” në gjuhën greke, duke u referuar në burime diplomatike, publikoi se pritet Nimic të prezantojë tekst ligjor të KB-së, ku të dyja palët do t’i shtojnë dhe do t’i shënojnë pikat në të cilat ka harmonizim.