Telegrafi

Pas takimit mes presidentit turk Erdogan dhe zëvendëspresidentit amerikan Pence, arrihet marrëveshja e armëpushimit në Siri

Pas takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje armëpushimi midis Turqisë dhe kurdëve, shkruan BBC.

Të gjithë operacionet ushtarake do të ndalen për 120 orë, ku SHBA-të do të ndihmojnë në “tërheqjen” e trupave kurde nga ajo që Turqia e quan “zona e sigurisë” përgjatë vijës kufitare Turqi-Siri, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar forcat turke kanë filluar ofensivën kundër trupave kurde në Siri, duke bërë që ata të tërhiqen nga vija kufitare ndryshe e njohur si “zona e sigurisë” me qëllim që t’i hapë rrugë kalimit të refugjatëve Sirianë.

Ofensiva filloi si rezultat i tërheqjes së trupave amerikane përgjatë vijës kufitare Turqi-Siri, që është bërë me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Shumë kanë kritikuar vendimin e presidentit amerikan, ku madje disa e kuptonin këtë si “dritë të gjelbër” dhënë presidentit turk për të filluar operacionin ushtarak.

Kujtojmë që marrëveshja vjen disa orë pasi letrës së presidentit Trump, i cili paralajmëroi Erdogan që të mos jetë një “budalla” dhe “djalë i ashpër” në lidhje me një operacion në veri-lindje të Sirisë.

Letra e Trump dërguar Erdoganit, është hedhur në koshin e mbeturinave nga ky i fundit, pasi që e kishte lexuar më parë. /Telegrafi/