Telegrafi

Pas takimit Kurti-Vuçiq, Escobar shihet në disponim jo të mirë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas përfundimit të takimeve maratonike të shtunën në Ohër, është parë në disponim jo të mirë.

Në fotografitë e shkrepura nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova, shihet Escobar në hotelin ku është vendosur qendra mediale. Aty ai takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani si dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Lexo po ashtu Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, pritet deklarimi i Borrellit për rezultatin

Escobar ka qëndruar si lehtësues i dialogut i cili zgjati më shumë se dhjetë orë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ende nuk dihet nëse zyrtari i lartë amerikan do të prononcohet për mediat pas përfundimit të rundit të bisedimeve. /Telegrafi/