Telegrafi

Pas takimit me Inspektorin e Përgjithshëm, Musliu thotë se evidentuan çështje të brendshme të AKI-së

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Pas mbledhjes, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu tha se për shkak të sensivitetit, ky komision është mbajtur me dyer të mbyllura.

“Sot kishim në raportim Inspektorin e Përgjithshëm të këtij agjencioni… Ju e dini që kompetencat e inspektorit janë mbikëqyrja, hulumtimi dhe hetimi i punonjësve të AKI-së. Evidentuam shumë çështje të brendshme të AKI-së”, tha ajo.

Ajo tha se javën e ardhshme do të ftohet në takim drejtori i AKI-së, pas deklarimeve te fundit për situatën e sigurisë në vend. /Telegrafi/