Telegrafi

Pas takimit me diktatorin korean, Trump i përgjigjet aktorit De Niro: Zgjohu o i grushtuar

Robert De Niro e kishte fyer rëndë gjatë ditëve të kaluara presidentin amerikan, Donald Trump.

Këtë të fundit e kishte sharrë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Tony Awards, duke mos kursyer asnjë fjalë për të parin e amerikanëve.

Por, nuk e ka lënë anash edhe Trump, i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke thënë se aktori ka inteligjencë të ultë.

“Robert De Niro, një individ me koeficient të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierë të vërtetë gjatë filmave të tij. Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësimin në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”, shkroi Trump në Twitter.

Kujtojmë se aktori fitues i “Oscar” mbajti një fjalim para turmës në ceremoninë e “Tony Awards” të dielën, ku tha se “Para së gjithash, dua të them f.ck Trump. Nuk ka më poshtë Trump-i, tani është f.ck Trump”.

Lexo po ashtu De Niro vazhdon me sharjet kundrejt Donald Trumpit

Theksojmë se lideri amerikan ka pasur një takim historik në Singapor me presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. /Telegrafi/