Ai ka kohë që është duke bërë karrierë muzikore në rrafshin ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për artistin Labinot Gashin, i cili njihet më mirë si G4shi, ku punon dhe jeton në SHBA.
Ai gjatë ditës së sotme ka publikuar videon e këngës “No face no case” që e solli në bashkëpunim me me reperin anglez Giggs.
Në fakt, këngën e kishte sjell javë më parë në versionin audio ndërkaq orë më parë doli edhe videoja e saj.
Ndryshe, reperi gjatë mbrëmjes së kaluar pati promovimin e albumit të ri, ku i ftuar speciale ishte edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, njëri prej njerëzve që i ndihmoi shumë Kosovës.
Ai nuk ka harruar ta falënderojë edhe për përfshirjen e tij në ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999.
“Faleminderit Bill që erdhe në ndejën time private për dëgjimin e albumit dhe faleminderit që i ndihmove Kosovës”, ka shkruar Gashi në Instagram. /Telegrafi/