Site icon Telegrafi

Pas suspendimit të Stevanoviqit, stafi mbështetës paraqiten në Gjykatën e Mitrovicës, por jo edhe gjyqtarët serbë

Të enjten, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lilana Stevanoviq, për pjesëmarrje në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

KQK ka arsyetuar suspendimin pasi sipas tyre, pjesëmarrja e saj në tubim minon integritetin dhe profesionalizmin e gjyqtares.

Ndërkaq, mëngjesin e së martës janë paraqitur në punë stafi mbështetës i gjyqtarëve serb në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, por jo edhe gjyqtarët.

Gjyqtarët serbë po vazhdojnë me bojkotimin e punës të cilin e kanë filluar më 25 mars.

Lexo po ashtu Mori pjesë në takim me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Pas suspendimit të Stevanoviqit, pati edhe protesta në veri të Mitrovicës.

Zyrtarë të Listës Serbe kanë thënë se kjo parti dhe stafi gjyqësor serb, do të pezullojnë punën deri në kthimin në punë të Stevanoviqit.

Ndërkaq Vuçiq, akuzoi kryeministrin Albin Kurtin, për shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, dhe tha se Marrëveshja e Brukselit – e arritur më 2013 – nuk ekziston më.

Këto deklarata, në BE nuk kanë dashur t’i komentojnë.

Ndërkaq, Kurti, ka thënë se sistemi gjyqësor i Kosovës është i pavarur nga Qeveria./Telegrafi/

Exit mobile version