Kosova do të presë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” përfaqësuesen e Bullgarisë. Skuadra ballkanase vjen me disa probleme në këtë takim.
Sulmuesi i Cagliarit, Kiril Despodov, është lënduar pak ditë më parë dhe nuk do të jetë i gatshëm, ndërkohë gjatë ndeshjes ndaj Malit të Zi, të zhvilluar ditën e premte, Bullgaria mori një tjetër goditje.
Mesfushori i Palermos, Ivaylo Chochev, pësoi një dëmtim të rëndë në kupën e gjurit që do ta lërë të paktën gjashtë muaj larg fushe – transmeton KP.
https://twitter.com/shumansko/status/1109400463051509761
Pavarësisht se lojtarët e kombëtares bullgare nuk luajnë në skuadra elitare, ata shpesh u kanë hapur punë kombëtarëve të mëdha,
Në rastin e eliminatoreve për ‘Rusia 2018”, bullgarët e mposhtën Holandën dhe Suedinë dhe bënë një ndeshje të mirë ndaj Francës, ku u mundën me rezultatin minimal 1-0.