Turqia dënoi ashpër sulmin që ndodhi sot në kishën e Notre Dame në qytetin francez të Nices.
Në deklaratën për mediat thuhet se Turqia solidarizohet me popullin francez kundër dhunës dhe terrorizmit.
“Nuk ka asnjë arsye që mund të justifikojë vrasjen e një personi ose të justifikojë dhunën. Është e qartë se ata që organizuan një sulm kaq brutal në një vend të shenjtë adhurimi nuk kanë ndonjë vlerë fetare, humanitare dhe morale ”, thuhej në deklaratë.
“Si një vend që lufton me lloje të ndryshme të terrorizmit dhe humbet qytetarët e tij për shkak të terrorizmit, po solidarizohemi me popullin francez, veçanërisht banorët e Nices, kundër terrorizmit dhe dhunës”, përfundon deklarata.
29 Ekim 2020 Tarihinde Fransa’nın Nice Şehrinde Düzenlenen Saldırı Hk. https://t.co/ISl9dFtk9i pic.twitter.com/bC8hmKaJ9u
— T.C. Dışişleri Bakanlığı (@TC_Disisleri) October 29, 2020
Një sulmues me thikë vrau tre persona në një akt të dyshuar terrorist në një kishë në qytetin bregdetar.
Gjithashtu një roje u godit me thikë në një konsullatë franceze në Arabinë Saudite, në të njëjtën ditë kur një vrasës me thikë vrau tre persona në qytetin francez.
Ndryshe, Turqia dhe Franca kohët e fundit kanë acaruar marrëdhëniet shkaku i publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/