Telegrafi

Pas sulmit në Mançester, reagojnë Unitedi dhe City

Qyteti i Mançesterit është shokuar mbrëmë kur në koncertin e Ariana Grande ndodhi një shpërthim me bombë.

Klubi më i trofeshëm anglez, Manchester United, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester Arena ku humbën jetën 22 persona dhe mbi 50 të tjerë u lënduan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për sulmin në Manchester Arena

“Jemi thellësisht të shokuar nga ngjarjet e natës së mbrëmshme në Manchester Arena. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit”, shkroi ky klub në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Pikëllim dhe përkrahje ofruan edhe klubi tjetër nga Manchesteri, Manchester City.

“Me pikëllim të madh e kemi marrë lajmin se një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur ne Manchester Arena. Zemrat tona janë më të gjithë të prekurit dhe ekipet emergjente të qytetit tone”, ka shkruar City. /Telegrafi/