Site icon Telegrafi

Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, Rizvanolli thotë se ka rifilluar furnizimi me ujë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së jugut, veriut dhe Zveçanit.

Pas sulmit me eksploziv që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit, Rizvanolli ka thënë se furnizimi me ujë është duke u kthyer në normalitet.

“Furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ilbër Lepencit po kthehet në normalitet! Mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”, ka shkruar ministrja.

Lexo po ashtu Shërbimi i ujit të pijes përmes cisternave në veri të Mitrovicës do të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme

Ajo ka shtuar se shumë shpejt pritet të normalizohet furnizim edhe për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

“Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furnizimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit”, ka shkruar Rizvanolli. /Telegrafi/

Exit mobile version