Pas njoftimit të marr nga ana e Sindikatës së Spitalit Rajonal Mitrovicë se me datë 04 dhjetor rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht dy punëtorë shëndetësor-infermierë (anëtarëve te FSSHK-së) në vendin e punese me iniciale F.M dhe A.H, të cilët kanë marrë lëndime trupore nga familjarët e pacientëve,
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes këtij reagimi dënon ashpër sulmin e ushtruar me të cilin janë duke u ballafaquar punëtorët shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës.
“Pas sulmit Sindikata e Spitalit të Mitrovicës do të organizon nesër protestë 30 minutshe para Objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës prej orës 8:30 -09:00, e cila është përkrahur edhe nga organet qendrore të FSSHK-së. Kjo protestë organizohet në shenjë solidarizimi me profesionistët shëndetësor të cilët sulmohen në vendin e punës respektivisht në Emergjencë.
FSSHK në vazhdimësi ka ngritur zërin e saj për të gjitha rastet e dhunës së ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor, kërcënimeve dhe shantazheve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në ushtrimin e profesionit por edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.
FSSHK kërkon nga Organet e Drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe sulmuesit e profesionistëve shëndetësor të nxjerrin si përgjegjës.
FSSHK do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëve shëndetësor dhe anëtarëve të saj.
“Ngrisim zërin tonë, të vendosur që të mbrojmë dinjitetin dhe vlerën njerëzore, që një herë e përgjithmonë këto veprime barbare të ndalen dhe të gjejnë dënimin meritor për kryerësit e këtyre veprimeve”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/