Site icon Telegrafi

Pas sulmit ndaj bashkëshortes, flet për herë të parë Blerand Stavileci (Foto)

Ministri në detyrë Blerand Stavileci, ka folur për herë të parë pas sulmit ndaj bashkëshortes së tij, që ndodhi të hënën në lagjen Veternik në Prishtinë.

Vitore Stavileci, bashkëshortja e ministrit nga radhët e PDK-së, u sulmua fizikisht nga dy persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Blerand Stavileci ka postuar një fotografi me vajzën e tyre duke thënë se asgjë nuk i ndalë dhe së shpejti do të jenë edhe pranë Vitores.

“Dita e parë në shkollë. Asgjë nuk na ndalë. Nuk jemi vetëm. Së shpejti me mamin këtu”- ka shkruar Stavileci në FB.

Rikujtojmë se Partaia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosjen për këtë sulm. Ndërsa, pas sulmit fizik Vitore Stavileci ka pranuar tretman mjekësor në QKU./Telegrafi/

Exit mobile version