Telegrafi

Pas sulmeve terroriste në Veri të Mitrovicës, opozita shqiptare takuan ambasadorin e Kosovës në RMV

“Tre liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami (Lëvizja BESA), Afrim Gashi (Alternativa) dhe Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike), sot takuan ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, me ç’rast i shprehën ngushëllimet më të thella për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë.

Njëkohësisht, në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen për qeverinë e Kosovës në përpjekjet për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kumtesës së përbashkët të opozitës shqiptare në RMV.

Liderët opozitarë, theksojnë nga atje, përçuan mesazhin se shqiptarët duhet të jenë të unifikuar kundër tendencave ekspasioniste të Serbisë dhe akteve terroriste të dirigjuara nga Beogradi./Telegrafi/