Koncerti i Ariana Grandes në Manchester Arena ka përfunduar me evakuim në masë pas shpërthimeve në momentin kur këngëtarja performonte këngën e saj të fundit.
“Janë disa të vdekur të konfirmuar dhe të tjerë të plagosur”, ka thënë një zyrtar i Policisë së Mançesterit, citon Daily Mail.
Në ndërkohë, Billboard ka konfirmuar se këngëtarja është “në rregull” duke iu referuar përfaqësuesit të saj.
Ai ka thënë më tej se ekipi i Arianas është duke u munduar të kuptojë se çfarë ka ndodhur.
Në ndërkohë, pritet të zbulohen detajet rreth sulmit dhe numri i të vdekurve dhe të plagosurve në Mançester. /Telegrafi/
A bomb disposal unit has just arrived outside the Manchester Arena. Can also hear sniffer dogs being brought out of the vans pic.twitter.com/SgTPZxMLyg
— Chris Slater (@chrisslaterMEN) May 22, 2017
https://twitter.com/helenpidd/status/866785488329465857