Telegrafi

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me sezonin e parë – Detektivi rikthehet sërish në ekranet e juaja

Foto: Facebook

Pas një suksesi të jashtëzakonshëm me sezonin e parë, DETEKTIVI pritet që shumë shpejt të rikthehet në ekranet tona.

Kuizi, i cili ishte ndër më të shikuarit gjatë vitit që lamë pas, nis sezonin e dytë të hënën më 9 gusht.

Edhe këtë herë siç tanimë është njoftuar do të ketë befasi të mëdha e po ashtu edhe shpërblime.

Nën moderimin e Edita Dolit, sërish 54 kandidatë garojnë e luftojnë për një titull.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Detektiv

Emisioni i këtij viti do të jetë më ndryshe, më afër kandidatëve e duke njohur më shumë anën e secilit.

Deri në fillimin e plotë, ua sjellim promon e këtij programi që edhe sivjet do të bëjë bujë të madhe:

/Telegrafi/