Pas një suksesi të jashtëzakonshëm me sezonin e parë, DETEKTIVI pritet që shumë shpejt të rikthehet në ekranet tona.
Kuizi, i cili ishte ndër më të shikuarit gjatë vitit që lamë pas, nis sezonin e dytë të hënën më 9 gusht.
Edhe këtë herë siç tanimë është njoftuar do të ketë befasi të mëdha e po ashtu edhe shpërblime.
Nën moderimin e Edita Dolit, sërish 54 kandidatë garojnë e luftojnë për një titull.
Emisioni i këtij viti do të jetë më ndryshe, më afër kandidatëve e duke njohur më shumë anën e secilit.
Deri në fillimin e plotë, ua sjellim promon e këtij programi që edhe sivjet do të bëjë bujë të madhe:
/Telegrafi/