Telegrafi

Pas suksesit në “Righteous Kill”, De Niro dhe Al Pacino bashkohen edhe për një film

Shërbimi televiziv, Netflix ka marrë të drejtat që të transmetojë filmin ‘The Irishman’ ku do të luajnë aktorët Robert de Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci.

Filmi do të realizohet nga regjisori Martin Scorsese dhe pritet të shfaqet në kinema në vitin 2019.

‘The Irishman’ ka të bëjë me jetën e mafiozit Frank Sheeran, që do të luhet nga Robert de Niro, ndërsa Al Pacino do të jetë në rolin e Jimmy Hoffa, transmeton Telegrafi.

Netflix ka paguar 105 milionë dollarë për të marrë të drejtat e transmetimit të këtij filmi.

Kujtojmë se edhe më parë kjo dyshe ishte paraqitur së bashku në filmin “Righteous Kill”, i cili bënte fjalë për një vrasës serik që vinte prej radhëve të policisë amerikane. Gjithashtu ata kanë luajtur në rolet kryesore të filmit të vitit 1995, ‘Heat’/Telegrafi/