Telegrafi

Pas suksesit në disa komuna, qendra diagnostike terapeutike BIOHIT zgjerohet edhe në Mitrovicë

Pas Pejës, Istogut, Deçanit, Gjakovës, Qendra Diagnostike terapeutike ‘BIOHIT’ me rrjetin e saj të laboratorëve tashmë është shtrirë edhe në Mitrovicë.

Nga data 6 dhjetor rrjeti i laboratorëve ‘BIOHIT’ është hapur dhe ofron shërbime për Mitrovicën, me lokacion të ri tek “Mitrovica Mall” afër objektit komunal të Mitrovicës.

Ndryshe, nga viti 2004 kur u jetësua hapja e parë e laboratorit ‘BIOHIT’ në komunën e Istogut, ky rrjet profesional vazhdon të zgjerohet e të shënon suksese dhe në komuna të tjera.

Të saktë në analiza, korrekt me pacientin dhe sa më afër nevojtarit, është slogani dhe synimi i rrjetit të Laboratorëve dhe Poliklinikave të ‘BIOHIT’-it.

Nga tani e tutje ky profesionalizëm është zgjeruar edhe në qytetin e Mitrovicës me një ambient modern, standarde evropiane dhe staf profesional.

Kjo gamë e suksesit shumë shpejtë do të shtrihet edhe në Prishtinë, me një Poliklinikë  mbresëlënëse me lokacionin afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për çfarë këto ditë pritet të ndodhë edhe hapja solemne dhe të fillojë puna me Mjek Specialistë të lëmive të ndryshme dhe aparatura bashkëkohore.

Kujtojmë se rrjeti i njohur dhe i dëshmuar ‘BIOHIT’ funksionon edhe me barnatore farmaceutike në disa komuna të Kosovës.