Dafina Zeqiri ditë më parë publikoi projektin më të ri muzikor.
“Told Ya”, titullohet kënga e këngëtares, të cilin e ka shoqëruar me videoklop që deri më tani është shikuar mbi një milion herë në YouTube.
Por, Zeqiri duket se është duke punuar edhe në një projekt edhe më madhor se dy kripet e fundit.
Ajo përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka paralajmëruar se do të sjell një album të vogël që do të përfshin gjashtë këngë.
Në fakt, albumi më i ri i këngëtares besohet se do të titullohet “King” ndërsa mund të shkarkohet në iTunes.
“Ditë që po e pres që një kohë të gjatë erdhi. My Ep, King tashmë për parapaguesit gjendet iTunes”, ka shkruar ndër të tjerash Dafi duke i falënderuar edhe të gjithë ata që e ndihmuan rreth këtij albumi.
Ndryshe, Dafina ka filluar edhe me koncertet në Amerikë, ku dihet se radhën tjetër do të jetë më 9 nëntor në New York. /Telegrafi/