Site icon Telegrafi

Pas Suedisë, dikush vendosi që digjte Kuranin para ambasadës së Irakut në Danimarkë

Një grup i vogël protestuesish në Danimarkë të hënën i vunë zjarrin një kopje të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, përpara ambasadës së Irakut në Kopenhagë, duke rrezikuar një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Lexo po ashtu Reagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë

Grupi që e quan veten “Patriotët danezë” gjithashtu mbajti një demonstratë të ngjashme javën e kaluar, duke transmetuar drejtpërdrejt ngjarjet në Facebook, përcjell Telegrafi.

https://twitter.com/ArthurM40330824/status/1682791788895936513?s=20

Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen e dënoi atë si një akt “marrëzi” nga disa individë, duke i thënë transmetuesit kombëtar DR: “Është një akt i turpshëm të ofendosh fenë e të tjerëve”.

Lexo po ashtu Siç edhe ishte paralajmëruar, një burrë irakian djeg Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm

“Kjo vlen për djegien e Kuranit dhe simboleve të tjera fetare. Nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të provokojë dhe të krijojë përçarje”.

Megjithatë, ai vuri në dukje se djegia e librave fetarë nuk ishte një krim në Danimarkë. /Telegrafi/

Exit mobile version