Telegrafi

Pas stuhisë, qielli ndriçohet nga një dritë e çuditshme në formë sfere (Video)

Në rrjetet sociale, kjo është konsideruar si “shenjë jashtëtokësorësh”, por ekspertët kanë thënë se mund të jetë një vetëtimë në formë topi.

Derisa disa e kanë konsideruar si fluturake, të tjerë kanë thënë se ishte koloni jashtëtokësorësh, të cilët u kthyen prapa, sepse hasën në errësirë.

Në anën tjetër, ekspertët kanë thënë se kjo është një elektricitet i bashkuar me gazra, që ka dhënë një formë të caktuar. /Telegrafi/