Telegrafi

Pas statujës së Ibrahimovicit – demolohet edhe ajo e Alexis Sanchezit

Po vazhdon demolomi i statujave të futbollistëve nëpër botë.

Në këto ditë është shkatërruar plotësisht statuja e Zlatan Ibrahimovicit që u ndërtua nga Malmo në nderim të sulmuesit.

Megjithatë, situata nuk shkoi aq mirë sa e kishte menduar 38-vjeçari, sidomos më 26 nëntor kur vendosi t’i blinte një pjesë të aksioneve të klubi tjetër Hammarby.

Më 27 nëntor, tifozët e Malmos ishin të acaruar nga veprimi i ish-lojtarit të tyre dhe filluan ta demolonin statujën e tij duke i hedhur një qese në kokë dhe një pjesë të toaletit.

Statuja e Ibrahimovicit gjithashtu u sulmua përsëri në fund të vitit të kaluar, ku vandalët ia thyen hundën e statujës, e deri në rrëzimin e plotë të saj.

Por, tani është dëmtuar edhe statuja e Alexis Sanchezit që ndodhet në qytetin e tij të lindjes, Tocopilla të Kilit.

Statuja që u ndërtua në vitin 2017 është demoluar pjesërisht, por që ende nuk dihen arsyet se përse ndodhi një gjë e tillë. /Telegrafi/