Telegrafi

Pas “A Star Is Born”, Lady Gaga pjesë e filmit të ri të Ridley Scott për familjen Gucci

E freskët nga kënga e saj fituese e Oskarit në dramën muzikore “A Star is Born”, këngëtarja e kthyer në aktore Lady Gaga, raportohet se është regjistruar në një film tjetër artistik.

Sipas tabloideve të huaja, krijuesja e hitit “Born This Way” – emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta – po përgatitet të bashkohet me Ridley Scott për projektin e tij të ardhshëm.

Scott, i cili drejtoi projektet e mëdha, përfshirë “Alien”, “Blade Runner” dhe “Gladiator”, është vendosur të sjellë në ekranin e madh vrasjen e Maurizio Gucci-t, ish-kreut të shtëpisë së modës Gucci.

Lady Gaga (Foto: Getty Images/ Guliver)

Skenari i filmit bazohet në librin “The House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour, and Greed” ( Shtëpia e Gucci-t: Një histori sensacionale e vrasjes, çmendurisë, magjepsjes dhe lakmisë nga Sara Gay Forden).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lady Gaga

Maurizio Gucci, nipi i themeluesit të kompanisë Guccio Gucci, ishte kreu i shtëpisë italiane të modës para se të vritej në zyrën e tij në vitin 1995.

Gaga, e cila është italo-amerikane, do të luajë ish-gruan e Gucci-t, Patrizia Reggiani, e cila u shpall fajtore për urdhërimin e vdekjes së tij.

Lady Gaga dhe Bradley Cooper në premierën e “A Star is Born” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images for Warner Bros/Guliver)

Në vitin 2015, ylli amerikan tregoi aftësinë e saj të aktrimit në sezonin e pestë të serialit të Ryan Murphy “American Horror Story: Hotel”. Një nga artistët më të shitur në historinë muzikore, 2019 ka qenë ndoshta viti më i suksesshëm i karrierës së Gagas deri më tani falë kthesës së saj përballë Bradley Cooper në “A Star Is Born”.

Scott së fundmi drejtoi trailerin e krimit “All The Money In The World”, ku interpretojnë Christopher Plummer, Michelle Williams dhe Mark Wahlberg. Ky film portretizoi rrëmbimin e nipit të J. Paul Getty. /Telegrafi/