Michael Jackson është kapur nga kamerat e sigurisë (CCTV) teksa blinte një unazë martese me një fëmijë, ndërsa gjithë këtë e ka bërë i maskuar.
Një video që është xhiruar në vitin 1989 është publikuar në internet, kurse aty shfaqet këngëtari i ndjerë në një dyqan stolish së bashku me një djalë të vogël.
Mbreti i muzikës pop kishte mbajtur paruke, kapelë, mustaqe dhe dhëmbë fals, në mënyrë që të mos njihej.
Ai u kishte thënë shitësve se dëshironte të blinte një unazë martese dhe se planifikonte të martohej me Sheryl Crow – një prej këngëtareve të tij përcjellëse.
Mirëpo, dokumentari “Leaving Neverland” ka sjellë tregimet e dy të abuzuarve, James Safechuck dhe Wade Robson, të cilët kanë thënë se asokohe Jackson kishte organizuar një martesë me njërin prej fëmijëve në fermën e tij.
Safechuck ka thënë se kishte qenë 10 vjeçar kur këngëtari (asokohe 30 vjeçar) kishte organizuar martesë në dhomën e tij të gjumit në fermën Neverland. Ndërsa pas publikimit të kësaj videoje, thuhet se unaza me diamante ishte blerë pikërisht për këtë rast. /Telegrafi/
MJ filmed using creepy fake moustache disguise to buy wedding ring 'for ten-year-old victim' https://t.co/VhavGt7bVb
— The Sun (@TheSun) March 13, 2019