Në javët e fundit ka pasur vazhdimisht thashetheme se djali i presidentit Hashim Thaçi, Endriti, është në lidhje me modelen Drita Stublla.
Megjithëse këto spekulime asnjëherë nuk u konfirmuan, tash është publikuar lajmi se ata janë ndarë.
Për këtë gjë ka reaguar bukuroshja përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk mund të përfundohet diçka që as që ka nisur.
“Nuk mund të përfundosh diçka që nuk ka ndodhur kurrë”, është mbishkrimi i një fotografie.
“Mjaft më me thashethemet e çmendura dhe të ulëta”, shkruan në një tjetër përshkrim. /Telegrafi/