Jennifer Lopez ka udhëtuar në Evropë me aeroplan komercial pas disa goditjeve financiare dhe anuloi turneun e saj mes probleme martesore me Ben Affleck.
Aktorja 54-vjeçare ishte ulur në ndenjëse ekonomike gjatë fluturimit me Air France, kur udhëtoi e vetme gjatë fundjavës nga Napoli në Paris, shkruan DailyMail.
Përmes fotove dhe një videoje të siguruara nga TMZ, super-ylli u pa duke u rreshtuar me udhëtarët për të zënë vendin e saj.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi u pa duke shijuar e vetme një udhëtim në Itali pa burrin e saj, por vetëm me miqtë e saj.
Ajo thuhej se ishte në disponim të mirë gjatë këtij pushimi, pavarësisht spekulimeve për divorc dhe nga problemet e spekuluara financiare. /Telegrafi/