Site icon Telegrafi

Pas skandalit ndaj Italisë, UEFA do të reagojë me VAR

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka reaguar joformalisht ndaj gabimeve të gjyqtarëve gjatë ndeshjes Francë-Itali në Euro U21 dhe burime të shumta në Itali pretendojnë se UEFA do të inkuadrojë VAR-in dhe teknologjinë e vijës së golit nga çerekfinalet.

Azzurrët pësuan një humbje 2-1 kundër Francës në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian U21 të enjten mbrëma, por vendimet e arbitrit holandez Allard Lindhout zemëruan trajnerin Paolo Nicolato dhe djemtë e tij.

Lindhout nuk pa një faull ndaj Caleb Okoli në golin e Francës dhe më parë kishte injoruar një top të qartë me dorë të mbrojtësit të Milanit, Pierre Kalulu brenda zonës së bluve.

Megjithatë, gabimi më i dukshëm ishte një gol fantazmë i shënuar nga Raoul Bellanova në ndalesa. Ish-mbrojtësi i Interit kishte shënuar efektivisht, por as gjyqtari dhe as ndihmësi i tij nuk e kishin parë topin të kalonte vijën.

Nuk ka VAR dhe as teknologji në vijën e portës në Euro U21, por burime të shumta në Itali, duke përfshirë Sky dhe La Gazzetta, pretendojnë se UEFA do t’i përfshijë ato nga çerekfinalet e kompeticionit. /Telegrafi/

Exit mobile version