Pas shumë vitesh pa u parë, ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku u takua më në fund me djalin e saj, Luke.
Kjo është bërë e ditur nga biznesmeni Elton Ilirjani i cili ndau pamje nga takimi emocionues, përmes një mori postimesh në Instagram.
Artistja dukej qartë tejet e emocionuar pasi takoi djalin e saj të cilin kishte vite pa e parë.
Simaku kishte një kohë që ishte distancuar nga ish-bashkëshorti dhe djali i saj, për arsyet të cilat ende nuk janë bërë të qarta.
Megjithatë, artistja për vite me radhë kishte qëndruar në stacionin e trenave të New Yorkut me shpresën që do ta shihte një ditë, takim i cili u realizua vetëm sot.
Parashqevi Simaku, një artiste ikonë e viteve 80-ta, u shpërngul nga Shqipëria në vitin 1992 për të nisur një jetë të re në Amerikë.
Ishin pikërisht Shtetet e Bashkuara aty ku ajo u njoftua me Robert Nolfe, muzikanti me të cilin u martua dhe sollën në jetë djalin e tyre, Luke.
Disa vite më vonë, çifti u divorcua për arsye të cilat nuk janë bërë të ditura dhe të qarta. Këngëtarja siç potencoi vetë Robert, ishte distancuar vetë. /Telegrafi/