Site icon Telegrafi

Pas shumë sulmeve ajrore, publikohen pamjet kur qendra komanduese e ISIS-it bëhet shkrumb e hi (Video)

Forcat ruse kanë lansuar raketa gjigante nga Deti Mesdhe në drejtim të pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë rus të Mbrojtjes.

Gjashtë raketa “lundruese” janë lansuar nga dy luftanije dhe një nëndetëse, në drejtim të objekteve ushtarake të ekstremistëve në provincën siriane Hama, transmeton Telegrafi.

Në këto aksione të ndërmarra është shkatërruar qendra komanduese e ISIS-it si dhe disa depo të municioneve. Ministria ruse e Mbrojtjes, nuk ka saktësuar se kurë janë kryer këto sulme.

Rusia është një nga vendet që përkrahin idenë që Bashar al-Assad të mbetet në krye të vendit, dhe që nga shtatori i vitit 2015 kryejnë vazhdimisht sulme ajrore kundër caqeve të ISIS-it. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version