Emina Jahovic muaj më parë kishte deklaruar se ka nisur proceset gjyqësore të shkurorëzimit me Mustafa Sandal.
Modelja boshnjake ishte në një qendër tregtare me miqtë teksa u ndal nga gazetarët që i shtruan disa pyetje.
Në fakt, pas shumë spekulimeve se dyshja sërish do të bashkohen, bukuroshja e mohoi kategorikisht duke thënë se nuk ka kthim pas.
“Unë nuk do të tërhiqem nga shkurorëzimi me Musin!” tha fillimisht 36-vjeçarja.
Ajo më tutje deklaroi se koha do të tregoj se kishte të drejtë dhe se nuk e ka ndërmend t’i ndal proceset gjyqësore.
Kujtojmë se ajo ditë më parë kishte pohuar se tash e sa kohë më nuk ndien asgjë ndaj këngëtarit të famshëm turk, Sandal.
Vlen të theksohet se ky i fundit deri më tani nuk është deklaruar për media, duke zgjedhur që për momentin të hesht. /Telegrafi/