Zelanda e Re njoftoi vdekjen e parë shkaku i COVID-19 në më shumë se tre muaj, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë.
Ministria raportoi se burri në të 50-at ishte i lidhur me grupin e August Aucklandit, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
Vdekja e fundit e Zelandës së Re të raportuar nga virusi ishte më 28 maj. Numri i të vdekurve nga COVID-19 tani është 23.
“Me zemër të thyer ne e pranojmë që COVID-19 i ka marrë jetën dikujt në komunitetin tonë. Mendimet tona janë me familjen e këtij personi dhe të tjerët”, shkroi qeveria zelandeze në llogarinë zyrtare në Twitter.
Ndryshe, Zelanda e Re konsiderohet si një ndër shtetet më të suksesshme që ka menaxhuar pandeminë globale. /Telegrafi/