Për Sarah Sabbat, është vështirë që diku të shkoj e të mos vërehet prezenca e saj.
26-vjeçarja nga El Paso, Teksas, kishte bërë tatuazhin e parë kur ishte vetëm 14-vjeçe – dhe prej atëherë për asnjë moment nuk ishte ndalur
Sarah që është artiste e tatuazheve, ka mbi 85 për qind të trupit të mbuluar me tatuazhe dhe kur e shikon veten në pasqyrë shpesh i thotë vetes së është një art modern.
“Nuk e kam parë veten pa tatuazhe për më shumë se 13 vite, dhe gjithmonë jam kurioze të di se si do të dukem – kështu u konsultova me një grimere e cila më mundësoi të arrijë një gjë të tillë”, ka thënë ajo.
Megjithatë më i befasuar ka mbetur partneri i saj i cili nuk mund t’ju besonte syve me transformimin e pazakontë. /Telegrafi/