Ryva Kajtazi duke i shijuar pushimet verore së bashku me familje.
Këngëtarja ka pasur angazhime të mëdha me performanca në koncerte dhe ahengje të ndryshme familjare.
Bukuroshja tashmë ka nisur pushimet verore, megjithëse jemi në muajin shtator, ajo po shijon rrezet e diellit.
Biondina nuk ka treguar se ku po i kalon pushimet, por për fansat po sjell imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.
Ajo shihet në formë të mirë duke pozuar e veshur në bikini gjersa fotot i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Ryva, natyrisht, ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajzën që e ka sjell në jetë në mars të vitit të kaluar, të cilën e ka pagëzuar me emrin Dorela.
Ndryshe, projekti i fundit i këngëtares është në bashkëpunim me Shqipri Kelmendin, “Thehet Zemra”, i cili është shikuar mbi 1 milion her ë në YouTube. /Telegrafi/