Site icon Telegrafi

Pas shtyrjes, PSD të mërkurën mbanë tryezën politike

Partia Socialdemokrate e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, është nikoqirja e organizimit të tryezës politike.

Kjo tryezë e cila ishte paraparë të mbahej sot në orën 11:00, është shtyrë për shkak të ceremonisë së varrimit të Hilmi Haradinajt, babit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm.

Lexo po ashtu PSD-ja shtyn tryezën politike, shkak ceremonia e varrimit të Hilmi Haradinajt

Zëdhënësi për media i PSD-së, Shkodran Hoti ka thënë për Telegrafin se tryeza do të mbahet të mërkurën në të njëjtën orë.

“Tryeza do të mbahet të mërkurën në të njëjtën orë dhe me të njëjtën temë”, ka thënë Hoti.

Tema e kësaj tryeze do të jetë “Dialogu me Serbinë: Fuqizimi i Republikës Parlamentare”. Deri tani tryeza të tilla ka organizuar LDK, PDK e Vetëvendosje.

Ndryshe, tryeza të tilla janë organizuar me qëllimin që të arrihen konsensusi nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version