Site icon Telegrafi

Pas shtrëngimit të duarve me Trumpin, Pacolli shfaqet me Labinot Tahirin duke kënduar

Këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri siç duket ka filluar ta fusë në ujërat e muzikës edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Tahiri ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku shihet duke kënduar së bashku me ministrin Pacolli.

Ata shihen duke kënduar këngën e njohur ” Strangers In the Night” nga Frank Sinatra.

Kjo video është publikuar nga këngëtari Tahiri, pasi që ministri Pacolli është tallur me publikimin e një video ku shihet duke ia shtrënguar dorën presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Tahiri përmes kësaj video i ka dalë në mbrojtje ministrit Pacolli, duke thënë se ai dhe presidenti Trump kanë një miqësi të vjetër afro 30 vite. /Telegrafi/

Exit mobile version