Telegrafi

Pas shtatë viteve zbulojnë se fëmija i tyre është gjallë – prindërit e kuptuan pasi iu erdhi një faturë nga jetimorja

Një nënë dhe baba që besonin se foshnja e tyre kishte vdekur në vitin 2011 ishin tronditur kur kanë zbuluar se ai ishte ende gjallë – pasi ata kishin marrë një faturë nga një jetimore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për prindërit e paidentifikuar, nga Volgograd, Rusi, të cilëve u ishte thënë se fëmija i porsalindur i tyre nuk do të jetonte më shumë se një javë.

Çifti fillimisht nënshkroi një heqje dorë që e la fëmijën në kujdesin spitalor, por ata shpejt ndryshuan mendje.

Megjithatë, kur ata u kthyen në spital për të marrë fëmijën e tyre, atyre u ishte thënë se kishte vdekur.

Tani, shtatë vjet më vonë, çifti zbuloi se foshnja e tyre nuk vdiq pasi atyre iu dërgua një faturë prej rreth 4 mijë dollarësh për kujdesin e fëmijës së tyre nga një jetimore.

Prindërit, në mënyrë të papritur të vetëdijshëm për ‘ringjalljen ‘e foshnjës së tyre, menjëherë iu drejtuan gjykatës për rivendosjen e të drejtave prindërore.

Fëmija tani është ribashkuar me prindërit e tij, por nuk është e qartë nëse prindërit e habitur do të ndjekin procedurat ligjore kundër spitalit. /Telegrafi/