Neki Emra ka folur për projektin e ri që është publikuar këto ditë.
Këngëtari nga Prizreni, në emisionin “Reload” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka thënë se videoklipi është xhiruar në Ulqin.
Këngëtari ka treguar se deri më tani në karrierën e tij muzikore, asnjëherë nuk ka kënduar në Ulqin, por pritja ka mbaruar, pasi ai këtë javë do të jetë atje në një mbrëmje muzikore.
https://youtu.be/CRVw3LD08TU
Për të nxjerrë këtë projekt, këngëtari ka thënë se u janë dashur rreth një muaj e gjysmë punë.
Për muzikën dhe tekstin e kësaj kënge është kujdesur producenti Ilir Berani, ndërsa kompozimin e ka bërë Florent Boshnjaku.
Nekiu ka paralajmëruar se është duke punuar për një projekt të ri, i cili pritet të dalë në publik në fillim të muajit shtator.
Ndryshe, kënga e ardhshme do të jetë një baladë, të cilën e ka përgatitur vetë ai. /Telegrafi/