Site icon Telegrafi

Pas “shpërthimit”, një zjarr masiv ka shpërthyer në një ndërtesë afër Londrës – qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg zonës

Një zjarr i madh shpërtheu në çatinë e një pallati në qendër të qytetit Staines, rreth 25 kilometra në veri të Londrës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, disa makina zjarrfikëse mbërritën për të ndalur flakët rreth orës 12:35.

Autoritetet e zjarrfikësve kërkuan nga banorët të mbanin dritaret dhe dyert të mbyllura pasi tymi i zi dilte nga çatia, ku pamjet tregonin flakët që “hidheshin” në qiell.

Një grua postoi pamje nga vendi i ngjarjes, duke thënë se asaj i thanë se rezervuarët e gazit në çati shpërthyen.

Dhe pavarësisht se zjarri është vënë nën kontroll, shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës mësohet se ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Zjarri ka rënë në vendndodhjen e një ish parkingu shumëkatësh, i cili tani po rindërtohet si objekt banimi. /Telegrafi/

Exit mobile version