Site icon Telegrafi

Pas shpërthimit në Miradi të Fushë Kosovës, situata vihet në kontroll

Pas shpërthimit të një rezervuari të derivateve në Miradi të Fushë Kosovës, situata është vënë nën kontroll.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin, kështu ka bërë të ditur për Telegrafin , zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth shpërthimit në Miradi të Fushë Kosovës

Kujtojmë se nga ky shpërthim lëndime kanë marr katër persona, ku njëri prej tyre gjendet në gjendje më të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

Policia kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku evakuoi personelin në një perimetër të caktuar.

Ndërkaq ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri tek ky shpërthim. /Telegrafi/

Exit mobile version